Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar sot Martin Luther King. Përmes një mesazhi në Facebook, ambasada thekson se ai ishte një vizionar që mishëronte fuqinë e mirësisë, barazisë dhe drejtësisë.
Ambasada e nis postimin me një shprehje të Martin Luther King, ndërsa thekson se “në këtë ditë nderohet ndikimi i tij në të drejtat civile dhe krijimin e një bote pa diskriminim dhe paragjykime”.
Postimi i ambasadës:
“Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mundet. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen; vetëm dashuria mundet.” – Martin Luther King Jr.
Sot është Dita e Martin Luther King Jr. dhe ne nderojmë rolin e tij në Lëvizjen për të Drejtat Civile në Shtetet e Bashkuara, në luftën ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë racore. Ai ishte një vizionar që mishëronte fuqinë e mirësisë, barazisë dhe drejtësisë. Në këtë ditë, ne nderojmë ndikimin e tij në të drejtat civile dhe krijimin e një bote pa diskriminim dhe paragjykime.