Këtë të hënë ka nisur sesioni i ri parlamentar. I cili duket se po nis njësoj si u mbyll, me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke mbajtur në duar pankartat me mbishkrimin ”Kuvend burrash, jo horrash”, që në nisje të seancës deputetët e opozitës kanë filluar të mos lejojnë zhvillimin normal të saj.
Ata u kane rënë bilbilave, ndërsa janë rreshtuar në foltore.
Gazmend Bardhi ka kërkuar heqjen e gardës, ndërsa ka debatuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.