Është mbyllur seanca plenare e ditës së sotme, e cila ishte e para e këtij sesioni parlamentar.
Mes tensioneve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, janë miratuar dekretet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për ndryshime në Qeveri.
Pra u miratua dekreti për ministrin e ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.
Po ashtu, Plarent Ndreca është betuar në Kuvend si deputet, ku hyri në vendin e lënë vakant nga ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.
Presidenti Bajram Begaj nuk arriti dot të mbante fjalën e tij në Parlament, sië ishte parashikuar, pasi deputetët e opozitës nuk e liruan foltoren.
Kujtojmë se prej disa javësh opozita parlamentare ka bllokuar punimet normale të parlamentit. Me përmbysjen e karrigeve dhe me flakadanë.