Aida Demi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra si drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë, post të cilin e ka mbatur për 2 vite e 6 muaj.
Demi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka qenë nder dhe priviligj që të mbante këtë post, teksa falenderon stafin e ASHK.
Ndër të tjera Demi nuk preferon të flasë për integritetin, teksa shkruan se ata që e njohin e dinë punën e saj.
E teksa thuhet se është shkarkuar për shkak të shkeljeve të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, Demi thotë se koha është aleate e së vërtetës.