I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” gazetari Arbër Hitaj vlerësoi se ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur kapitullin e tij politik.
Kjo pasi ai nuk po arrin të prodhojë asgjë. As aleternativë dhe as frymë. Nuk shikoj që ka një fitore në krye të opozitës në këto vite.
Sjellja e opozitës sot në Kuvend dhe moslejimi i Presidentit të Republikës të mbajë fjalimin, një teknikë e pavend dhe e panevojshme.
Koha ka treguar që këto sjellje nuk përkthehen në vota dhe si të tilla opozita duhet të tentojë diçka të re, jo me këto metoda që kanë vite që i përdor”, u shpreh gazetari Arbër Hitaj.