Policia rrugore në Gjirokastër kanë nisur ndëshkimin administrativ të këmbësorëve që shkelin Kodin Rrugor. Si pjesë e aksionit të ndërmarrë në rang vendi policia rrugore në Gjirokastër apelon për respektin e rregullave të qarkullimit edhe nga këmbësorët, të cilët në disa raste kthehen në shkaktarë të aksidenteve.
“Për të thënë të drejtën këmbësorët nuk i respektojnë vendkalimet, e quajnë që duhet të kalojnë në çdo vend por normalisht duhet në vija të bardha se në radhë të parë është siguria e njerëzve, siguria e jetës së njerëzve , pastaj është detyrë e drejtuesit të mjetit për tu dhënë përparësi këmbësorëve por edhe vetë qytetarëve, duhet të jenë të ndërgjegjshëm që aty ku nuk lejohet nuk duhet të kalojnë”,tha specialisti i policisë rrugore Arten Hoxha.
Problematike për trafikun rrugor janë segmented në ndërtim e sipër në brendësi të qytetit të Gjirokastrës ndërsa përfaqësuesit e rrugores shprehen se do të rritin praninë në rrugët që po ndërtohen, duke parandaluar edhe aksidentet për këmbësorët
“Deri tani nuk kemi konstatuar por do të vazhdojmë në vazhdimësi pa ndërprerje përsa i përket këtyre shkeljeve, siç shikoni nga punimet që ndjek firma për rehabilitimin e sheshit të lagjes “18 Shtatori” njerëzit nuk kanë ku të kalojnë dhe ne i kemi toleruar për këtë shkak por mendoj se këto ditë do të përfundojë rruga dhe shkeljet që do të konstatohen nuk do të tolerohen por do të ndëshkohen” ,-tha specialisti i policisë rrugore Arten Hoxha.
Vetëm gjatë muajit dhjetor 2023 Policia Rrugore në Qarkun e Gjirokastrës ndëshkoi me masa administrative 1 645 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.