Një objekt është përfshirë nga flakët në Shkozet të Durrësit mesnatën e së martës.
Pasi kanë marrë njoftim, janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, për të shuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e tij në objektet pranë.
Zjarri ka rënë te magazinat e ish-NSHN-së, në një ambient që i përket një kompanie kamionësh.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike.