Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, ka reaguar dje në rrjtet sociale në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Ai thotë se reagimet e djeshme të njëpasnjëshme e pa vonesë të përfaqësuesve të BE, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm nxorën në pah pavërtetësinë e deklaratave të Lulzim Bashës, por kërkuan qartazi që reforma të trajtojë me konstruktivitet dhe gjithëpërfshirje problemet zgjedhore.
Gjithashtu thotë se në reagimet e tyre, nuk ka asnjë mbështetje për deklaratën e kryeministrit Rama që deklaroi se për reformën zgjedhore do të kërkojë thjesht shumicën numerike të 84 votave.
“Komisioni i reformës zgjedhore është bipartizan dhe konsensual vetëm nëse reflekton raportet reale të forcave politike në mazhorancë dhe opozitë, vetëm nëse Partia Demokratike, përfaqësuesja reale e shumicës dërrmuese të votuesve opozitarë, zotëron bashkëdrejtimin e komisionit dhe veton që garanton konsensusin real politik mazhorancë-opozitë’, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.