SPAK shtyn me një javë marrjen në pyetje të Berishës dhe Malltezit

Shqipëria

SPAK shtyn me një javë marrjen në pyetje të Berishës dhe Malltezit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:17
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

SPAK ka shtyrë për javën e ardhshme marrjen në pyetje të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Ata të dy jane me masë sigurie “arrest shtëpie” për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Prokuroria e Posaçme kishte parashikuar që sot të pyetej Malltezi.

Ndërsa të enjten Sali Berisha por avokatët e palëve kërkuan shtyrjen për shkak të angazhimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat