Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje në datën 23 janar ora 10:00.
Avokati Genc Gjokutaj tha për Anila Hoxhën në telefon pasi kërkuan një ditë më parë shtyrje: Patjetër në këtë datë do të jemi.
Në datën 24 janar, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendos datën për zhvillimin e procesit ku avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish- kryeministrin.
“Seanca gjyqësore për çështjen si më lart, u caktua për në datë 24.01.2024, ora 09:00”, sipas njoftimit të Apelit.