Nën-kryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar rënien e eksporteve.
Sipas një raporti të INSTAT mësohet se eksportet kanë rënë me 9.5% në 2023-in.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili thekson se kjo është narkoekonomi në rrokullimë, pa planifikim dhe e kriminalizuar.
Postimi i plotë:
Bien eksportet me shume se gjate pandemise!
Çfare qeverisje!?
Bisneset qe pastrojne para' lulezojne bile ulin edhe vleren e euros.
Ndersa bisneset e ndershme falimentojne se nuk ja dalin dot mafies qe perkrah qeveria.
Narkoekonomi ne rrokullimë, pa planifikim dhe e kriminalizuar.
Pasojat bien te gjitha mbi qytetaret qe nuk dine ç'te bejne me leket e pakta, te blejne ushqim apo barna, sepse per te dyja pagat nuk dalin.