Katër infermierë në spitalin e Delvinës janë preceduar penalisht pasi shpërdoronin detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambjente të papërshtatshme.
Njoftii i policisë:
Delvinë/Procedohen penalisht 4 shtetas që shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës.