Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Valter Bamin.
Bami ishte i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën 2 femijët e mitur.
Bami u arrestua për shkak se pas ngjarjes, iu gjetën gjurmë baruti në duar. Nga verifikimet rezultoi se ai kishte një armë sportive me leje sportive dhe ditën e ngjarjes kishte qenë në banesë në bazë të pamjeve filmike.
Shuarja e masës erdhi si pasojë e përfundimit të afatit 6 mujor të hetimeve nën masën e arrestit me burg.
Bami u akuzua vetëm për armëmbajtje pa leje, hetuesit nuk mundën dot të provonin dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.
Atentati ndodhi më 4 korrik 2023 në ambientet e jashtme të Gentian Bejtjas në fshatin Larushk.
Sapo Ramazan Sino kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat, ndaj automjetit u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Daja ndërroi jetë në vend, ndërkohë q ëtë plagosur mbetën dhe dy fëmijët e mitur. Atentatorët u larguan me shpejtësi dhe dogjën automjetin me të cilin kryen krimin në afërsi të Tapizës.