Gazetari Artan Hoxha dha në studion e “Të Paekspozuarit” në lidhje me ngjarjen e raportuar sot në media të abuzimit seksual të një vajze minorene nga një mjek kirurg i Sanatoriumit në Tiranë.
"Kjo ngjarje ka nevojë për hetim të thelluar për të kuptuar me çfarë kemi të bëjmë. Është mjek në Sanatorium. Ai ka jetuar si besimtar. Ka ndjekur parimet dhe normat e fesë. Përveç tre grave në shtëpim prej 3-4 vjetësh ka pasur marrëdhënie me një vajzë 14-vjeçare.
Këto marrëdhënie i ka filmuar dhe i ka shpërndarë në një çat edhe me gratë e tjera. Ai ka një profesion të respektuar, është besimtar. Akuza që i është bërë sot është marrëdhënie seksuale me të mitur. Kjo është një shkelje haptazi e ligjit, për më tepër kur në celular i janë gjetur video të akteve intime me vajzën.
Duke parë ngjarjet e fundit, mesa duket këto nuk përbëjnë më çudi".