Gazmend Bardhi do të mbledhë sot grupin parlamentar të PD-së. Me anë të një mesazhi, Bardhi ka njoftuar të gjithë deputetet se mbledhja do të bëhet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.
“E premte, ora 10:00, do te zhvillojmë mbledhjen e Grupit, në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Ndërkohë një orë më vonë, në 11:00 po në Kryesinë e Kuvendit është njoftuar mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Nuk dihet nëse deputetët e PD së Rithemelimit dhe ata që mbështesin Gazment Bardhin do të pengojnë zhvillimet e këtij komisionit, por nisur nga zhvillimet e fundit, nuk përjashtohet edhe skenari i bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë që opozita prej tetorit të vitit të kaluar është në aksion dhe nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare.