Deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berishën kanë bllokuar Komisionin e Reformës Zgjedhore. Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, raporton se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Bardhi dhe deputetët e tjerë të opozitës kanë shkuar në ambientet ku do të mbahej Komisioni për Reformën Zgjedhore para se të niste orari zyrtar i zhvillimit të këtij komisioni me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e tij.
Deputetja Albana Vokshi i ka zënë vendin Damian Gjiknurit, ndërsa Lindita Metalikaj i ka zënë vendin Enkelejd Alibeajt, të cilët janë bashkëkryetarët.
Teksa deputetët e opozitës vijojnë të mbajnë të bllokuar sallën, socialisti Blendi Klosi është zhvendosur në një ambient tjetër të Kryesisë. Klosi është pyetur nga gazetarët se nëse i kanë zënë vendin, ai është përgjigjur: Mua ma ka dhënë vendin populli me votat e tij. Le t’i mbajnë karriget.