Killeri me pagesë Nuredin Dumani, i penduari i SPAK, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale në Shqipëri po shikohet si një “minierë ari” edhe nga hetuesit e huaj.
Ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë territorit të vendit. Të enjten në SPAK kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi.
Sipas informacioneve hetuesit e Antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për trafikun e lëndëve narkotike por edhe vepra të tjera penale.
Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur vrasesin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe angjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.