Një 27-vjeçar është arrestuar për shitje kokaine në qytetin e Fierit.
Në lagjen “1 Maji”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte i riu G. C., u gjetën doza kokaine të gatshme për shitje.
Të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.