Nënkryetari i PD-së Roland Bejko, i ftuar në një intervistë televizive, tha se kësaj radhe kreu i PD-së Lulzim Basha e ka sfidën me qytetarët.
Sipas Bejkos, Basha vjen me bindje dhe synime të qarta ndryshe nga koha me Berishën.
“Lulzim Basha sfidën e ka jo thjesht me militantët, por më shumë me qytetarët. Në këtë epokë të re të tij, por pa Sali Berishën nëse do të jetë i njëjti Bashë, me të njëjtin metodë, mentalitet qe ka qenë edhe në kohën që ishte me Berishën, atëherë për shqiptarët nuk do të thotë asgjë. Lulzim Basha është i interesuar të shpikë vetvetën, të shfaqët si vetvetja të jetë i lire të bëjë gjera me bindje.
Në një emision që ka qenë i ftuar pyetur nëse do të futen në zgjedhje dhe Basha i tha Po , sepse unë dua të qëndroj larg bojkoteve. Por, dy ditë më vonë ka dalë Berisha dhe tha tërësisht të kundërtën e fjalimit të Bashës. Ky qëndrim tregon shumë.
Sot është kryetar i dobët, këtë do ta shikojmë pas zgjedhjeve. Unë do ta mbështes që të arrijmë objektivat politikë", u shpreh Bejko.