Ziver Veizi është një nga katër të vrarët në protestën e 21 janarit të vitit 2011.
Në 13-vjetorin e vrasjes së tij, përfaqësues të Partisë Socialiste dhe familjarë kanë kryer homazhe në varrin e tij, në varrezat e fshatit Kodër, në Cepo të Gjirokastrës.
Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmin e tyre ndërsa shprehen se për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve do ti drejtohen SPAK-ut.
“Ne si familjarë do të depozitojmë një kërkesë pranë organeve të SPAK për ta rihapur edhe një here çështjen dhe kemi shpresën, sipas veprimtarisë së SPAK-ut kohët e fundit, edhe çështja e 21 janarit do të trajtohet në mënyrë të drejtë”, është shprehur mbesa e Ziver Veizit.