Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar 18-përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku ka shprehur nderimet e tij.
Më tej ai shkruan se vizioni euroatlantik i Rugovë la trashëgimi që do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.
"Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare!"