Bie skela nga pallati në ndërtim, plagosen babë e bijë në Tiranë

Shqipëria

Bie skela nga pallati në ndërtim, plagosen babë e bijë në Tiranë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një skelë në një pallat në ndërtim ka rënë në zonën e ish-Parkut të Autobusave në Tiranë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë që po kalonin aty.

Të lënduarit janë babë e bijë, identitetet e të cilëve nuk bëhet e ditur. Ata janë dërguar në spital, por deri më tani nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

Të tjera detaje pritet të mësohen në vijim mbi këtë ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat