Avokate, Vasilika Hysi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se mjeku ka qenë në përgjime dhe se nuk dihet pse nuk kanë marrë masa në kohën e duhur.
Hysi: Rasti konkret nuk është një rast i thjeshtë dhe jo i panjohur.
Nga informacionet që kam marrë, institucionet kanë qenë në dijeni dhe ka qenë në përgjime të vazhdueshme.
Por veprimi pse nuk kanë marrë masat që në momentin para dy vitesh për këtë rast.
Prej dy vitesh, kanë ushtruar veprime të paligjshme, dhe e kanë përdorur fëmijën si lodër.
Institucionet që kanë ndjekur këtë cështje duhet të mbajnë përgjegjësi pse nuk kanë marrë masa që në momentin e parë.