Noka mbështet Berishën dhe sulmon SPAK-un: Kjo është një ngrehinë kriminale

Shqipëria

Noka mbështet Berishën dhe sulmon SPAK-un: Kjo është një ngrehinë kriminale

Më: 23 janar 2024 Në ora: 10:55
Noka mbështet Berishën dhe sulmon SPAK-un: Kjo është një ngrehinë kriminale

Flamur Noka është një nga deputetët që po mbështet Sali Berishën jashtë godinës së SPAK, teksa ish-kryeministri del për herë të parë para prokurorëve të posaçëm.

Në një prononcim për Top News, Noka sulmoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare.

“Kjo është një ngrehinë kriminale. Çfarë lidhje ka vajtja e tij në parlament me dosjen Partizani.

Me një urdhër politik, kriminelët e SKAP-it po mbajnë jashtë detyrave një deputet. Këtu ka një regjim kriminal të narkotrafikantëve që ka qëllim të zhdukë pluralizmin dhe demokracinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat