Të premten më 26 janar në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore.
Mbledhja vjen pas datës 19 janar, ku mbledhja e komisionit dështoi.
Kjo ndodhi për shkak për shkak të ndërhyrjes së deputetëve të grupimeve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, të cilët bllokuan sallën. Ata kundërshtuan përfaqësimin e tyre me bashkëkryetarin Enkelejd Alibeaj, pjesë e Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha.
Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po bëjnë lojën e kryeministrit Edi Rama. Socialistët u shprehën të habitur për situatën e krijuar, duke deklaruar se opozita duhet të jetë e para që të jetë e interesuar për realizimin e reformës zgjedhore.