Gazetari zbulon detajet e bujshme: Ja pse u acarua Berisha brenda SPAK-ut

Shqipëria

Gazetari zbulon detajet e bujshme: Ja pse u acarua Berisha brenda SPAK-ut

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:32
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.

Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se sjellja agresive dhe akuzat e Berishës ndaj SPAK lidhen me faktin se ai nuk ka kontroll mbi informacionin e plotë të dosjes për të cilën akuzohet.

Sipas tij, seanca e sotme ka qene një seancë nxemje dhe ka pasur vetëm gjeneralitete për dhënien e dëshmisë paraprake nga ana e Berishës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat