Parashikimi i motit/ Në mesditë rriten temperaturat, në relievet malore priten ngrica të forta

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Në mesditë rriten temperaturat, në relievet malore priten ngrica të forta

Më: 24 janar 2024 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Edhe për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës. Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -12 deri 4°C

në zona e ulëta -7 deri 17°C

në zona bregdetare -1 deri 16°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat