Teksa dje ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK, si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, mbahet sot seanca për ankimimin e masës ‘arrest shtëpie’.
Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë.
Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.
Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.