“SPAK mund të ketë përgatitur një goditje të fortë për Sali Berishën”/ Çfarë po paralajmëron Artur Zheji?

Shqipëria

“SPAK mund të ketë përgatitur një goditje të fortë për Sali Berishën”/ Çfarë po paralajmëron Artur Zheji?

Më: 24 janar 2024 Në ora: 09:16
Artur Zheji

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme u paraqit në SPAK, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.

Analisti Artur Zheji ka folur në lidhje me vendimin e Berishës për të shkuar në SPAK, pasi më herët ka injoruar masat e dhëna nga Gjykata për të.

Zheji tha se SPAK mund të ketë përgatitur një goditje më të fortë në vazhdim për ish-kryeministrin.

“SPAK ndoshta janë me të vërtetë jashtëzakonisht të kënaqur dhe nuk u besohet që po u vjen Saliu, doktori aty si “Çeçua”, kur hyn kërkon gjeneralitete me avokat. I duket kaq magjike, sa po e tolerojnë këtë pjesë. Ky është leximi i parë.

Ndërsa leximi i dytë është që ndoshta kanë përgatitur një goditje të dytë shumë të fortë dhe e lënë këtë teatrin e vogël sepse më pas do të vijë një goditje e madhe e akuzës dhe investigimit që ata bëjnë. Këto dy aludime shoh unë, por prirem të besoj të parë. Akoma nuk arrij ta besoj, sepse po ta marrim regjistrat e historisë, është hera e parë që doktori kapërcen dyert e drejtësisë”, tha Zheji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat