Dita e sotme shënon 104-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të shtetit modern dhr kryeministrit të parë shqiptar, Ismail Qemalit.
Ka qenë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ai i cili ka përkujtuar i pari këtë ditë të shënuar, duke theksuar se Shqipëria do të respektojë përjetë Ismail Qemalin si babain e Kombit shqiptar.
Në postimin e tij në Facebook, Begaj tha gjithashtu se Ismail Qemali ishte një person me vizion perëndimor për shtetëformimin.
“Shqipëria do ta respektojë përjetë si babain e kombit, Ismail Qemalin.
Na udhëzoftë urtësia, vizioni perëndimor për shtetformim dhe vepra e këtij burri shteti!”, ka shkruar Begaj.
Kujtojmë se në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë nga gjithë Shqipëria, shpalli pavarësinë e vendit tonë nga Perandoria Osmane në Vlorë.