“Beleri nuk do t’i shpëtojë arrestit”/ Avokati Petraj: Greqia ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, ka shkelur Konventën e Vjenës

Shqipëria

“Beleri nuk do t’i shpëtojë arrestit”/ Avokati Petraj: Greqia ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, ka shkelur Konventën e Vjenës

Më: 25 janar 2024 Në ora: 06:18
Avokati Edmond Petraj

Avokati Edmond Petraj thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk do t’i shpëtojë masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Greqia ka shkelur Konventën e Vjenës dhe ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Sipas Petrajt, rasti Beleri është çështje e drejtësisë shqiptare dhe jo e asaj evropiane, siç pretendon Greqia.

“Greqia ka fatin e madh që nuk po e hetojnë me themel, tabulatet telefonike se me kë ka komunikuar Beleri. Ka komunikuar me qarqet e caktuara të politikës greke. Ai është mbështetur te politika greke. Ata u hodhën në aksion për ta marrë se s’bën Bashkinë e Himarës. Pjesa e politikës greke që merret me Belerin, nuk paskan probleme në Greqi këta, kjo që po bën politika greke në Shqipëri, kanë shkelur Konventën e Vjenës, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë. Fredi Beleri nuk ka për t’i shpëtuar masës “arrest me burg”. Rasti Beleri që pretendohet se është pjesë e drejtësisë evropiane, është pjesë e drejtësisë shqiptare.

Ky është vendimi që ka marrë gjykata, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest me burg”. Kush gjyqtar do ta lirojë që ai të bëjë betimin, ai gjyqtar ka shkelur kushtetutën, reformën në drejtësi”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat