Sot seancë plenare në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Sot seancë plenare në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 09:17
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Rendi i ditës sot parashikon miratimin e projektiligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, si edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

Kujtojmë se seancat e fundit parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmusev në Kuvend nga ana e opozitës, e cila ka nisur një aksion që prej nëntorit të 2023-it.

Opozita ka deklaruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfsgirë këtu Komisionet Hetiore.

Në seancën e javës së kaluar e cila ishte e para për vitin 2024, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke penguar fjalimin përshëndetës të presidentit Bajaram Begaj për fillimin  e sesionit parlamentar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat