Afera me kompleksin ‘Partizani’, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Berishën

Shqipëria

Afera me kompleksin ‘Partizani’, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Berishën

Më: 25 janar 2024 Në ora: 09:26
Sali Berisha

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi duke lënë në fuqi vendimin e 30 dhjetorit të 2023.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO, në komunikim për mediat, avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj ka thënë se për këtë vendim do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-kryeministri, Sali Berisham 79 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore.

Ai është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat