Ka humbur jetën një burrë në vendin e punës në Divjakë, pasi ishte goditur nga një makineri.
Sipas policisë, viktima është një 53-vjeçar.
Ai punonte në një subjekt për paketimin e produkteve ushqimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.