Një aksident me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur sot në rrugën Shkodër Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, ku automjeti me drejtuese K. B., 22-vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues P. C., 38-vjeç.
Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.
“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.