Ky është nënkomisari Arben Pjeçi që vrau veten me armën e shërbimit pasditen e së enjtes brenda ambienteve të komisariatit të Durrësit.
Në një njoftim zyrtar, policia e Durrësit tha se nënkomisari u gjet i vetëvrarë me armën e shërbimit brenda zyrës së oficerit të policisë gjyqësorë në komisariat.
Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Durrësit për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”.
Sipas policisë, ai është vetëvrarë në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e punës me policinë e shtetit.