Urbanisti, Gent Kaprata i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se nuk është kundër ndërtimit të kullave si tipologji ndërtimi, por kundër që ato të zhvillohen në qytetet shqiptare.
Kaprata: Kullat janë tipologjia më moderne e ndërtimit.
Duhet pranuar që nga vitet 70 nuk janë më një prioritet.
Nuk jam kundër si tipologji ndërtimi por jam kundër që ato të zhvillohen në qytetet shqiptare.
Kjo sepse kulla do vendin e vet.
Teorikisht nuk jam kundër por praktikisht jam kundër.
Gjendja ku ndodhet Shqipëria është e tmerrshme në kuptimin e ndërtimtarisë.