Seanca për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit: Leja për pallatin ishte vendim kolegjial! Të verifikohet

Shqipëria

Seanca për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit: Leja për pallatin ishte vendim kolegjial! Të verifikohet

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:39
Vangjush Dako

Prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme vijon seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se vetë Dako u shpreh në seancë se leja për pallatin ishte vendim kolegjial dhe sa i përket tenderit për vijën bregdetare, projekti mund të verifikohet pasi ekziston.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat