Vokshi për mbledhjen online të Komisionit të Reformës Zgjedhore: Farsë! Kemi kërkuar ndryshimin e anëtarëve

Shqipëria

Vokshi për mbledhjen online të Komisionit të Reformës Zgjedhore: Farsë! Kemi kërkuar ndryshimin e anëtarëve

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:40
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur në lidhje me mbledhjen online Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ligjvënësja demokrate nuk i kurseu kritikat për deputetët e tjerë të opozitës që morën pjesë në këtë mbledhje.

Vokshi e ftuar në Neës 24, tha se e gjitha është një farsë, pasi sipas saj opozita e vërtetë është jashtë këtij komisioni.

Ndërsa më tej ajo thekson se opozita ka kërkuar që të ndryshohet përbërja e atij komisioni.

“Ne kemi bërë të ditur se s’do lejojmë zhvillim normal të komisioneve, siç është dhe rasti i Reformës Zgjedhore. Të zhvillosh mbledhje online me një grup deputetesh që s’ka lidhje me opozitën, tregon se ka pozitë e jo opozitë.

Opozita prej disa muajsh ka bërë një kërkesë duke arsyetuar që komisioni ka dështuar. U zgjuan nga gjumi ata që fjetën për dy vjet. Basha u zgjua nga gjumi letargjik kur 47 deputetë kërkuan ndryshimin. Si mund të jenë 4 deputetë që nuk e përfaqëson opozitën. 7×7=42 me matematikën e Ali-Bashës. 7 deputetë që s’janë opozitë, por pengje janë të përfshirë me 4 deputetë. Çfarë matematike është kjo? Matematikë e Bashës.

Ne nuk lejojmë dhe nuk kemi për të lejuar një farsë. Ne kemi kërkuar që të ndryshohet përbërja se ka ende emra të ish-kolegëve”, deklaroi Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat