Masa ajrore të thata dhe të ftohta/ Si do jetë parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Masa ajrore të thata dhe të ftohta/ Si do jetë parashikimi i motit për sot

Më: 27 janar 2024 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s.

Ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat