Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” janë arrestuar 23-vjeçari Ergys Përgjini dhe 19-vjeçari Robert Prendi.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen kokainë dhe kanabis, të ndara në doza.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.