Dita e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Krenar për vlerat e popullit shqiptar, mbrojti kauzën e humanizmit

Shqipëria

Dita e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Krenar për vlerat e popullit shqiptar, mbrojti kauzën e humanizmit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 10:52
Bajram Begaj

Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera në mbarë botën, ka kujtuar 27 Janarin, ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, në nderim të mbi 6 milionë viktimave që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj është shprehur krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Më tej, Presidenti Begaj shkruan se historitë e tyre, le të na shërbejnë që të kundërshtojmë urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit”, shkruan Presidenti Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat