Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Fier

Shqipëria

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Fier

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, i arrestuari është një shtetas me inicialet M. S..

Ndërkaq, në Divjakë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. D., 57 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 37 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat