Ministri i Jashtëm turk nis turin në Ballkan, ndalesa e parë në Tiranë, takohet me homologun Igli Hasani

Shqipëria

Ministri i Jashtëm turk nis turin në Ballkan, ndalesa e parë në Tiranë, takohet me homologun Igli Hasani

Më: 29 janar 2024 Në ora: 10:01
Igli Hasani

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, është ndalur në Tiranë në kuadër të turit të tij 4 ditor në rajon.

Ministri turk ka mbërritur që mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet, ku fillimisht u takua me përfaqësues të bizneseve turke në Shqipëri.

Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë sot një takim me homologun e tij Igli Hasani.

Pas takimit, dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:00.

Hakan Fidan ndodhet në Shqipëri në kuadër të turit të tij, ndërsa më pas do të ndalet edhe në Bullgari dhe Rumani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat