Një 27-vjeçar është arrestuar për ushtrim dhune ndaj një punonjësi të policisë.
27-vjeçari A.K në gjendje të dehur ka goditur punonjësin e policisë dhe e ka kërcënuar atë me një mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur në “Ali Gjuzi”, në qytetin e Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.