Një rast dhune ka ndodhur në qytetin e Lushnjës.
Një baba ka dhunuar djalin e tij i cili përfundoi në spital nga plagët e marra.
Babai M.K i cili goditi me sende të forta djalin e tij 41 vjeç Sh.K për motive të dobëta, është vënë në prangat e policisë.
41-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.