Aksident në Elbasan/ Përplasen 2 makina, shpërthen në flakë njëra prej tyre

Shqipëria

Aksident në Elbasan/ Përplasen 2 makina, shpërthen në flakë njëra prej tyre

Më: 29 janar 2024 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një automjet në Elbasan është përfshirë nga flakët, pasi është përplasur me një tjetër mjet.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në autostradën “Elbasan-Tiranë”.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit në fjalë.

 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat