Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë

Më: 29 janar 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka miratuar këtë të hënë (29 janar) marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë në lidhje me emigrantët. 30 deputetë të opozitës iu drejtuan kësaj gjykate me kërkesën për të rrëzuar marrëveshjen, duke pretenduar se është anti-Kushtetuese, por në vendimin e saj, Gjykata shprehet se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Numri maksimal i refugjatëve që do të qëndrojnë në të njëjtën kohë në kamp, nuk do të jetë më shumë se 3 mijë.

Afati i marrëveshjes është 5 vjeçar me të drejtë rinovimi edhe për 5 vjet të tjera. Sipas kësaj marrëveshje, të gjitha strukturat pritëse në Shëngjin dhe ato akomoduese në Gjadër, do të ndërtohen me fondet e palës italiane. Kjo përfshin edhe të gjitha shpenzimet shëndetësore edhe çdo harxhim tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë autoriteteve shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat