Hasani takon homologun e tij nga Turqia, diskutuan mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal

Shqipëria

Hasani takon homologun e tij nga Turqia, diskutuan mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal

Më: 29 janar 2024 Në ora: 17:13
Hakan Fidan dhe Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim homologun e tij nga Turqia, Hakan Fidan.

Në njoftimin e tij në Facebook, Hasani theksoi se takimi u fokusua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve solide dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në hapat konkretë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

“Si partnerë strategjikë në rajon, ne diskutuam mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes, me rëndësi për arritjen dhe ruajtjen e paqes së qëndrueshme, sigurisë dhe stabilitetit demokratik në rajon”, tha Hasani.

Ai falënderoi ministrin Fidan për vizitën e tij dhe për diskutimin e hapur dhe të sinqertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat