Aksident në Elbasan, tre të lënduar

Shqipëria

Aksident në Elbasan, tre të lënduar

Më: 30 janar 2024 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë kanë marrë lëndime në trup.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat